Aymeric Laporte nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.
Mbrojtësi ka bërë të ditur se do të mbetet te kampioni i Anglisë.
“Do të qëndroj këtë sezon, jam super i lumtur dhe në formë. Për momentin, nuk është qëllimi të largohem. Unë kam ende tre vjet kontratë. Unë jam i lumtur dhe klubi gjithashtu. Kam luajtur shumë minuta, jam shumë i lumtur që trajneri dhe Manchester City kanë besim tek unë. Pra, pse të mos vazhdojmë për një kohë të gjatë”, deklaroi Laporte.
28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.