Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta: Nuk jemi të detyruar ta shesim De Jongun

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, këmbëngul se klubi nuk do ta shesë Frenkie de Jongun, nëse nuk vlerësohet se është vendimi i duhur.

Mesfushori është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit këtë verë. Ish-trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, po insiston për transferimin e holandezit.

“Nuk është e vërtetë që klubi është i detyruar të shesë Frenkien”, deklaroi Laporta.

De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.