Presidenti i Barcelonë, Joan Laporta, ka bërë të ditur se Ousmane Dembele pritet të largohet si futbollist i lirë gjatë kësaj vere.
Laporta ka thënë se klubi i ka ofruar kontratë të re francezit, por nuk kanë gjetur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Kam pasur një propozim prej shumë kohësh nga ana jonë, por është e qartë se ai nuk e ka pranuar sepse prej kohësh nuk kemi dëgjuar nga agjenti i tij”, deklaroi Laporta.
Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon në fund të muajit qershor.
Për sulmuesin e krahut interesim kanë shprehur Chelsea dhe PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm