Sport

Dembele nuk pranon rinovimin e kontratës

Ousmane Dembele ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Sulmuesi i krahut, sipas mediave spanjolle, ka refuzuar kontratën e ofruar nga “katalunasit”.

Dembele është në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor mund të largohet si futbollist i lirë.

Drejtuesit e Barçës mund edhe ta shesin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Dembelen interesim kanë shprehur Manchester Unitedi, Juventusi dhe Liverpooli.