Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta beson në rinovimin e kontratës së Gavit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se talenti i skuadrës, Gavi, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe për një kohë të gjatë.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim lajme të mira”, ka thënë Laporta për mediat spanjolle të shtunën. Kontrata e 17-vjeçarit skadon në qershor të vitit 2023.

Tani vazhdimi i futbollistit me dhunti teknike është prioritet për skuadrën nga Katalunja.

Ditë më parë u arrit edhe marrëveshja e vazhdimit të kontratës së Ronald Araujos, e cila u bë publike të premten.