Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampardi nuk përjashton mundësin e largimit të Christensenit

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka folur rreth një largimi të mundshëm të Andreas Christensen.

Tekniku anglez u shpreh se nuk mund të përjashtoj një largim të tij, pasi gjithçka varet nga ana e lojtarit.

“Unë nuk mund të përjashtoj largimin e tij. Më pëlqen Andreas si lojtar, gjithmonë e kam pëlqyer atë. Kam stërvitur me të dhe kam vërejtur talentin të cilin ai posedon”, tha fillimisht Lampard.

“Dua që Andreas të jetë më i mirë. Ne kemi shumë konkurrencë në repartin mbrojtës, kjo është e vërtetë. Mua më duhet të zgjedh dy lojtar në atë pozitë, ndërsa e di që dy të tjerë nuk do të jenë të lumtur” përfundoi ai./kp

Artikuj të ngjashëm