Frank Lampard mund të rikthehet në pozitën e trajnerit. Ish-mesfushori anglez mund të marr drejtimin e Përfaqësueses U-21 të Anglisë.
Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë, kanë kontaktuar Lampardin.
Krerët e Federatës angleze janë të pakënaqur me trajnerin Aidy Boothroyd, që do të largohet pas përfundimit të Kampionatit Evropian për të rinj.
Lampard mund të nënshkruaj kontratë tri-vjeçare me “Tre Luanët”.
Së fundmi trajneri anglez ishte pjesë e Chelseat.