Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi londinez mund ta shkarkojë Lampardin

E ardhmja e Frank Lampardit te skuadra e Chelseat mbetet në dyshim. Rezultatet e fundit në Premierligë kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë largimin e trajnerit anglez.

Sipas mediave në Ishull, drejtuesit e klubit londinez janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Lampardit. Në mesin e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Lampardin është edhe trajneri Max Allegri, që është i papunë. Lampard e mori drejtimin e klubit anglez në vitin 2019.

Ai ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2022.