Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, vështirë se mund të ketë zgjedhur rrugë më të ashpër për të nisur karrierën e trajnerit, të cilën shpreson se një ditë do të mundë ta krahasojë me ditët kur ishte futbollist për nga sukseset, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Lampard është vënë në krye të skuadrës Derby County në Championshipin e Anglisë (kategoria e dytë) dhe si trajner do të debutojë zyrtarisht të premten në ndeshjen në udhëtim kundër Readingut. Me këtë ndeshje do të nisë edhe zyrtarisht edicioni 2018/19 në kategorinë e dytë të Anglisë, që përbëhet prej 24 ekipeve dhe në total do të zhvillohen 526 ndeshje.
Shumica prej ekipeve, përfshirë këtu edhe Derby Countyn, po shpresojnë që në edicionin 2019/20 të garojnë në Premier League.
Me vetëm dy pozitat e para që promovohen automatikisht në Premier League, rrugë tjetër promovimi ofrohet nëpërmjet plejofit prej katër ekipeve. Kjo ka bërë që Championship të jetë një nga ligat më të rraskapitura dhe të paparashikueshme në Evropë. Në Championship mbijetojnë vetëm më të fortit...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)