Los Angeles Lakers ka triumfuar në shtëpi kundër Chicago Bulls, 107:100, për t’ia shkaktuar “Demave” njëherësh edhe humbjen e tetë të njëpasnjëshme.
Më meritori në këtë fitore ishte Lonzo Ball që pati 19 pikë e tetë kërcime.
E nga ana tjetër, lider i Chicagos ishte Jabari Parker që vinte nga banka rezervar me 19 pikë.
më i mirë i Lakers këtë edicion, LeBron James, me mesatare të pikëve 27.3, të kërcimeve 8.3 dhe asistimeve 7.4, mungoi në duelin e 11-të të njëpasnjëshëm për shkak të dëmtimit. Pa Jamesin në parket, Lakers ka katër fitore e shtatë humbje.
Artikuj të ngjashëm