Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakersi pëson humbjen e katërt rresht

Kampioni në fuqi i NBA-së, LA Lakers, ka pësuar humbjen e katërt rresht. Lakersi të mërkurën mbrëma u mposht 114:89 nga Utah Jazz.

Jordan Clarkson shënoi 18 pikë për Utahn, që ka shënuar fitoren e 22-të në 24 ndeshjet e fundit.

Te Lakersi shënuesi më i mirë ishte LeBron James me 19 pikë. Për Lakersin ishte humbja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Utah ka bilancin më të mirë në NBA këtë stinor me 26 fitore e gjashtë humbje.