Sipas Bild, legjenda e Bayern Munich, Philipp Lahm, është duke e konsideruar rikthimin në futboll, pasi ka pranuar dy oferta mjaft tunduese.
Kampioni botëror me Gjermaninë, u pensionua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, por tani, ai mund të tundohet nga ofertat dhe të bëjë rikthim sensacional në fushën e lojës, transmeton kp.
Hamburg dhe St. Pauli thuhet se janë dy nga ekipet të cilat i kanë bërë ofertë 33 vjeçarit gjerman, oferta këto të cilat Lahm është duke i shqyrtuar.