Philipp Lahm ka bërë të ditur se Carlo Ancelotti e ka dashur atë si asistent kur ishte trajneri i Bayern Munichut.
“Kur i tregova se do të pensionohem, ai më tha që ta shqyrtoj vendimin edhe një herë. Ai tha se mund të luaj deri në moshën 40-vjeçare. Kur e pa se unë kam vendosur, ai donte të më merrte si asistent për të fituar. Por unë doja që të distancohem”, ka shkruar Lahm në kolumnën e tij në “Zeit Online” të mërkurën.
38-vjeçari është pensionuar nga futbolli në vitin 2017 dhe ishte pjesë e Bayern Munichut. Në atë kohë, Ancelotti ishte trajner i skuadrës.