Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, ka dhënë sinjal se mund të largohet nga skuadra madrilene në fund të këtij edicioni.
Një koment të tillë, tekniku italian e ka dhënë para finales së Kupës së Mbretit ndaj Osasunas.
“Të luash në finale është gjithmonë gjë emocionuese. Personalisht, gjithmonë mendoj para finaleve se kjo mund të jetë e fundit për mua. Njësoj kam menduar edhe në vitin 2003, para finales Milan – Juventus në Ligën e Kampionëve, por nuk ishte e fundit. Edhe tani po mendoj njësoj. Mund të jetë finalja ime e fundit, kështu që le të kënaqemi. Kam kërkuar nga lojtarët që ta shfrytëzojnë momentin e tanishëm, sepse finalet janë gjithmonë të veçanta”, ka theksuar Ancelotti.
Ancelotti e ka humbur hapin në luftë për titull kampioni në Spanjë, por është në kërkim të trofeut të radhës në Ligën e Kampionëve.
Do të luajë në gjysmëfinale dy ndeshje me Manchester Cityn.