Laçi ka barazuar në ndeshjen e parë si mysafir i Petrocubit në Moldavi.
Ndeshja e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi vendas e ka dominuar ndeshjen duke krijuar shumë raste shënimi, por nuk ia ka dalë që të shënojë asnjëherë.
Në anën tjetër, ekipi shqiptar ka gjuajtur vetëm njëherë brenda kornizës.
Nga minuta e 28-të, Laçi e luajti me një lojtar më pak, pasi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë Sebastian Spahiu.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave, ku edhe përcaktohet skuadra që kalon në raundin e tretë.