Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eliminohet edhe Laçi

Laçi është mposhtur me rezultat të thellë në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Laçi pësoi disfatë 4:1 nga Petrocubi, ndeshje kjo që u zhvillua në Elbasan. Laçi ishte në epërsi me golin e shënuar nga Mentor Mazrekaj.

Ai shënoi 38-të, por më pas skuadra moldave përmbysi rezultatin në pjesën e dytë duke shënuar plot katër gola.

Golin e parë ekipi mysafir e realizoi në minutën e 54-t, të dytin në minutën e 74-t. Një minutë më vonë shënuan edhe golin e tretë, ndërsa të fundit në minutën e 93-të.

Artikuj të ngjashëm