Valon Berisha ka realizuar gol në Ligën e Konferencës, por shënimi i tij të enjten mbrëma për LASK-un në udhëtim te Borci i Banjallukës, nuk i ka mjaftuar skuadrës austriake.
LASK-u u mposht 2:1 nga Borci, në ndeshjen e xhiros së katërt të kësaj gare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha në minutën e 51-të shënoi me gjuajtje nga zona, falë edhe devijimit nga një mbrojtës kundërshtar.
Për mesfushorin 31-vjeçar të Kosovës, ishte goli i pestë në 21 paraqitje në të gjitha garat. Berisha i ka edhe pesë asistime. Ai të enjten luajti deri në minutën e 74-t.
LASK-u pas katër ndeshjeve të luajtura ka dy pikë.