Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka barazuar në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Egnatian të mërkurën mbrëma barazoi 1:1 me skuadrën nga Moldavia, Petrocub.
Petru Popescu i kaloi në epërsi vendësit në minutën e parë.
Egnatia arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 35-të me golin që e realizoi Altin Kryeziu.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, tek Egnatia direkt me karton të kuq u ndëshkua Albano Aleksi.
Egnatia ndeshjen e kthimit e luan në Rrogozhinë më 15 korrik.