Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Egnatia barazon në ndeshjen e parë në Evropë

Egnatia

Egnatia e Rrogozhinës ka marrë pikë në ndeshjen debutuese në Evropë. 

Në duelin e xhiros së parë të fazës së ligës në “Conference League” të enjten mbrëma, Egnatia barazoi 1:1 me Midtjyllandin e Danimarkës. 

Ndeshja u bart në “Elbasan Arena”. Ishte planifikuar që dueli të zhvillohej në Tiranë, por për shkak të protestave në kryeqendrën e Shqipërisë, u vendos që ndeshja të luhej në Elbasan, 35 kilometra larg Tiranës. 

Sulmuesi Ildi Gruda shënoi me asistim të Altin Kryeziut në minutën e 26-t. 

Shtatë minuta më vonë, Gue-Sung Cho i barazoi shifrat dhe rezultati nuk ndryshoi më. 
Egnatian e udhëheqë Nevil Dede që shkroi historinë me këtë arritje, me skuadrën nga Rrogozhina.