Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette në shitje

Arsenali po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Alexandre Lacazetten.

Sipas mediave angleze, londinezët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit francez dhe nuk planifikojnë ta mbajnë.

Interesim për 29-vjeçarin kanë shprehur dy skuadra. Juventusi dhe Tottenhami po synojnë transferimin e sulmuesit francez.

“Topçinjtë” për ta liruar lojtarin po kërkojnë rreth 40 milionë euro.

Këtë sezon francezi ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar tri herë në të gjitha garat.