Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette është në listën e ngushtë të Liverpoolit, që rast se arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve, raporton Daily Mirror.
Jurgen Klopp është i vetëdijshëm për mungesën e kualitetit në skuadër dhe dëshiron të bëjë pesë apo gjashtë nënshkrime të reja, transmeton Koha.net.
Për repartin e mesfushës Klopp synon të përforcohet me yllin e Leipzigut, Naby Keita.
Kurse në verë priten shumë largime nga Anfield Road, përfshirë këtu edhe sulmuesin anglez, Daniel Sturridge.