Arsenali ka provuar me çdo kusht që ta zëvendësonte Alexandre Lacazetten me Tammy Abrahamin gjatë afatit kalimtar të verës, ka thënë eksperti i transferimeve të futbollit ndërkombëtar, Fabrizio Romano.
Për Lacazetten është thënë se do të largohej nga “Emirates Stadium” gjatë afatit kalimtar të verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Abraham ndërkohë u transferua te Roma nga Chelsea. Ai në tri paraqitjet e para shënoi një gol e dy asistime.
30-vjeçari Lacazette do të mbetet pa kontratë në verën tjetër. Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, ai ka shënuar një gol nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.
Francezi në total ka 66 gola dhe ka regjistruar 28 asistime në 172 paraqitje për Arsenalin, qëkur u transferua nga Lyoni në vitin 2017.