Liga spanjolle ka bërë një tjetër ankesë të enjten për fyerje raciste, që për cak kishin sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Juniorin.
Ishte ankesa e shtatë e bërë nga liga për fyerjet në drejtim të sulmuesit brazilian.
E fundit ishte kur dikush në stadiumin e Real Betisit në duelin kundër Real Madridit që përfundoi 0:0, e quajti atë “majmun”.
Viniciusi ka pasur telashe me racizëm qëkur u transferua në Spanjë para pesë vjetësh.
Muajin e kaluar, komisioni kundër dhunës në Spanjë kishte propozuar gjobë prej 4 mijë eurosh dhe 12 muajsh dënim larg stadiumeve, për tifozin që e quajti “majmun” Viniciusin, në ndeshjen e ligës kundër Mallorcas.
Valladolidi së fundmi ka suspenduar 12-të bileta sezonale, ndërsa është duke i hetuar thirrjet raciste kundër Viniciusit.
Edhe
Viniciusi sërish shënjestër e fyerjeve raciste, La Liga nis hetimet
Gjykimi i parë për një tifoz që bën thirrje raciste pritet të nis këtë vit.
Bëhet fjalë për një tifoz të Espanyolit që kishte fyer sulmuesin e Athletic Bilbaos, Inaki Ëilliams, disa vjet më herët.
Po ashtu, autoritetet ende nuk e kanë gjetur përgjegjësin për varjen e një kukulle me ngjyrë në një urë të Madridit, para derbit kundër Atletico Madridit muajin e kaluar.