Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

La Liga thotë se Barça ka tejkaluar limitin e shpenzimeve

Fuqia shpenzuese e Barcelonës është reduktuar sërish. Klubi po shkon në afatin kalimtar të verës me gati 150 milionë euro mbi limitin e lejuar, ka thënë La Liga të hënën.

Barcelona është i vetmi klub në divizionin e parë dhe të dytë të Spanjës me një limit negativ shpenzimesh pasi liga përditësoi shifrat e saj pas afatit kalimtar të dimrit.

Bazuar në këtë, është konstatuar se Barcelona ka tejkaluar limitin e shpenzimeve për 144 milionë euro. Limiti i Barcelonës është zvogëluar gradualisht sezonet e fundit për shkak të vështirësive financiare të skuadrës. Ishte 97 milionë euro vitin e kaluar. Shuma u reduktua edhe më tej këtë herë sepse humbjet e klubit ishin gati 240 milionë euro më të mëdha se sa kishte vlerësuar liga. Klubi katalanas do të jetë ende në gjendje të transferojë lojtarë të rinj nëse dëshiron, por do të jetë i lidhur me kufizime të mëtejshme të shpenzimeve. Aftësia për të shtuar lojtarë do të varet prej faktit se sa klubi do të jetë në gjendje të kursejë dhe të fitojë në përgjithësi. Çdo klub i ligës spanjolle ka një kufi të ndryshëm pagash të llogaritur bazuar në një sërë faktorësh që përfshijnë të ardhurat, kostot dhe borxhet. Është proporcionale me afërsisht 70 për qind të ardhurave të një klubi.