La Liga rikthehet në këtë vikend, por skuadrat e elitës së futbollit të Spanjës po përballen me shumë lëndime.
Lëndimet e futbollistëve kanë ardhur si rezultat i paraqitjeve të tyre me përfaqësueset, në ndeshjet për kualifikime për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Barcelona viziton RayoVallecanon të shtunën prej orës 14:00, në ndeshjen që i takon xhiros së 14-të.
Barçës do t’i mungojë mesfushori i talentuar, Gavi.
19-vjeçari do të jetë jashtë fushës për këtë sezon, pasi ka këputur ligamentin e gjurit, në fitoren 3:1 të Spanjës kundër Gjeorgjisë.
Edhe
E goditur nga lëndimet, Barça shpreson të vazhdojë afrimin me titull
Do të jetë humbje e madhe për trajnerin Xavi Hernandez, që, megjithatë, i është gëzuar rikthimit të Frenkie de Jongut në stërvitje.
De Jong vuante nga lëndimi i nyjës së këmbës. Ndërkohë, edhe Pedri pritet të kthehet, pasi ka kaluar telashet fizike.
Atletico Madridi do të luajë në shtëpi kundër Mallorcas, të shtunën nga ora 21:00.
Edhe Mallorcas do t’i mungojë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi pësoi lëndim muskulor në fitoren e Kosovës 1:0 ndaj Izraelit në Prishtinë.
Tek Atletico Madridi mund të mungojë Antoine Griezmann, që luajti 90 minuta për Francën kundër Greqisë të martën mbrëma, në barazimin 2:2.
Edhe
Pikët të domosdoshme për Barçën, Realin e Atleticon
Me lëndime po përballet edhe Real Madridi. Madrilenët do të luajnë në udhëtim te Cadizi të dielën në orën 18:30, por pa Vinicius Juniorin dhe Eduardo Camavingan. Kjo dyshe madje nuk do të luajë në vitin 2023, shkaku i lëndimeve të pësuar me përfaqësueset e tyre.
Megjithatë, i gatshëm për lojë mund të jetë Jude Bellingham, i cili i mungoi Anglisë shkaku i lëndimit në shpatull. Edhe Kepa Arrizabalaga pritet të rikthehet në portë, ani pse pati telashe.
Por, do të jetë edhe pa Eder Militaon, Aurelien Tchouamenin, Thibaut Courtoisin dhe ArdaGulerin.
Këtë xhiro e mbyll ndeshja Girona – Athletic Bilbao, që zhvillohet të hënën në orën 21:00.
Girona është lidere pas 13 ndeshjeve me 11 fitore, një barazim e një humbje, dhe ka 34 pikë.
Edhe
Reali me shumë lëndime takohet me Sociedadin
Me 32 pikë në vendin e dytë është Real Madridi, kurse Barcelona ka 30 pikë.
Topkatërshen e plotëson Atletico Madridi që ka 28 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur se tre kundërshtarët e parë.