Qeveria e Spanjës ka vendosur që kapaciteti i stadiumeve në La Ligën e Spanjës të përdoret vetëm për 75%, ndërsa për arena të mbyllura të përdoret vetëm 50%, shkruan “Mundo Deportivo” të mërkurën.
Në shtetin bask madje është vendosur që kapaciteti i stadiumeve në hapësira të jashtme të përdoret vetëm 50%. Real Sociedadi në stadiumin “Anoeta”, që ka kapacitet prej 39,313 ulëseve, do t’i mirëpres vetëm 19,156 tifozë.
Vala e gjashtë e Covid-19 është përhapur në gjithë Evropën, dhe kjo ka shtyrë Qeverinë spanjolle që masat të hyjnë në fuqi që nga fillimi i muajit janar.
Artikuj të ngjashëm