Tifozët e Real Sociedadit do ta përkrahin skuadrën e tyre më shumë se kurrë pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Sociedadi, pjesë e të cilit është edhe Adnan Januzaj, përfundoi në vendin e pestë dhe u kualifikua në Ligën e Evropës.
Të udhëhequrit e Imanol Alguacil e fituan Kupën e Mbretit në finalen kundër ekipit bask, Athletic Bilbao.
Para nisjes së sezonit të ri, Sociedadi e ka numrin më të madh ndonjëherë të biletave sezonale.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, numri është rritur në 35,342 bileta sezonale, që është rreth 90% e gjithë kapacitetit të stadiumit “Anoeta”. Por, Qeveria baske ka lejuar që në stadium të jenë pjesëmarrës vetëm 20% e tifozëve nga i gjithë kapaciteti i stadiumit.
Sociedadi e nis kampanjën në La Liga kundër Barcelonës në “Camp Nou” të dielën.