Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Autoritetet spanjolle lejojnë kthimin e plotë të tifozëve

Stadiumet e futbollit në Spanjë do të lejohen të jenë me kapacitet të plotë që nga ky vikend, kanë thënë autoritetet të mërkurën.

Spanja lejoi vetëm 60% të shkallëve të stadiumit të mbushen me tifozë në fillim të këtij edicioni, por zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se kushtet e pandemisë kanë vazhduar të përmirësohen në gjithë vendin në javët e fundit.

Megjithatë, do të jetë vendim final i vetë regjioneve se sa tifozë do të lejohen në stadiume, ndërsa Katalonja do të vazhdojë me 60% të kapacitetit, dhe nuk do të ketë ndryshime të menjëhershme në ndeshjet ku Barcelona do të jetë nikoqire.

Kampioni në fuqi i La Ligës, Atletico Madridi, pritet që ta mbush gjithë stadiumin “Wanda Metropolitano” për duelin kundër Barcelonës të shtunën.

Autoritetet kanë thënë se do t’i rivlerësojnë sërish kushtet shëndetësore brenda muajit.