Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

La Fiorita me katër mungesa ndaj Ballkanit

Ekipi nga San Marino, La Fiorita do të ketë mungesa të rëndësishme për ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Për duelin që luhet të martën mbrëma në Prishtinë, La Fioritas do t’i mungojë katër futbollistë ka raportuar “sanmarinortv”. Futbollistët që do t’i mungojnë La Fioritas, janë Lorenzo Lunadei, Tommaso Zafferani, Matteo Vitaioli dhe Antonio Pellegrino.

Këta nuk janë të lënduar, por për shkak të obligimeve që i kanë në punë dhe nuk kanë mundur të udhëtojnë me ekipin.

Në duelin e parë të luajtur në San Marino, Ballkani ka triumfuar me rezultatin e thellë 4:0.