Skuadra e Interit do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen kampionale kundër Fiorentinës, që zhvillohet këtë vikend.
Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se Interit do t’i mungojnë mesfushorët Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu për duelin që luhet të dielën në stadiumin “Artemio Franchi”.
Dy mesfushorët janë të suspenduar për këtë ndeshje për shkak se u ndëshkuan me kartonë të verdhë në finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit, të cilën Interi e fitoi me rezultatin 1:0.
Aktualisht Interi është i dyti në Serie A me 51 pikë, një më pak se Juventusi që prin në tabelë, por që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Dueli mes Fiorentinës dhe Interit nis në orën 20:45 dhe i takon xhiros së 22-t të kampionatit italian.