Sport

Kyrgios i emocionuar për finalen

Nick Kyrgios veçse ka nisur të ndihet i emocionuar pasi do të luajë në finale të një “Grand-Slami” për herën e parë.

Tenisti australian, që nuk ishte bartës i turneut të Wimbledonit, do të luajë në finale pasi Rafael Nadali u tërhoq nga gara për shkak të një lëndimi në bark.

“Kaq shumë mendime në kokën time për finalen e Wimbledonit. Vetëm për këtë gjë kam menduar”, ka thënë Kyrgios të premten, shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Finalja e Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve do të luhet të dielën. Kyrgios përballet me Novak Gjokoviqin.