Lionel Messi i Barcelonës sot mori çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2019, nga FIFA.
Ai mposhti në garën e ngushtë Virgil Van Djikun e Liverpoolit e Cristiano Ronaldon e Juventusit.
Për më të mirin kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një. Në fund, varësisht nga renditja e përgjithshme në secilën kategori, vendi i parë merr maksimalisht 12 pikë, i dyti 10 e i treti 8.
Bazuar në totalin e katër kategorive Lionel Messi ka marrë 46 pikë.
I dyti doli Van Dijk me 38, ndërsa Cristiano Ronaldo i treti me 36.
Kjo është top-dhjetëshja:
