Khvicha Kvaratskhelia e Victor Osimhen kanë vazhduar me formë shumë të lartë. Të dy kanë shënuar nga një gol, ndërsa Napoli ka realizuar fitoren e radhës në marshimin drejt titullit të kampionit në Itali.
Të premten, Napoli fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Sassuolos.
Ndeshja i takoi xhiros së 23-të. Për Osimhenin, asistoi Amir Rrahmani.
Napoli është fare pranë titullit të kampionit. Udhëheq në tabelë me 62 pikë. I dyti është Interi me 44 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.
Kvara e Osimhen po shkëlqejnë këtë edicion. Gjeorgjiani ka dhjetë gola e njëmbëdhjetë asistime deri më tani. Ndërkohë nigeriani Osimhen i ka 18 gola e katër asistime.
Edhe
Osimheni shkëlqen në fitoren e Napolit
Nedim Bajrami luajti deri në minutën e 79-të te Sassuolo.
Rrahmani, si zakonisht, kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes së Napolit.