Tottenhami është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa, njofton "Calciomercato" të enjten.
Kurzawa 26-vjeçar në verë do të ketë edhe një vit kontratë me Parisin dhe Tottenhami mund të sigurojë atë me një çmim të volitshëm.
Kurzawa këtë stinor ka startuar në vetëm katër ndeshje në Ligue 1 me Parisin dhe ka humbur vendin në përbërje, pasi trajneri Thomas Tuchel po preferon Presnel Kimpemben.
Artikuj të ngjashëm