Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurzawa dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Mbrojtësi anësor Layvin Kurzawa ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, shkruan “Sport”, transmeton Koha.net.

Barcelona po interesohet të përforcojë repartin defensiv dhe e sheh Kurzawan si përforcim ideal. Kurzawas i skadon kontrata me Barcelonën në fund të këtij edicioni. Mbrojtësi i majtë francez edhe vet po preferon kalimin te Barcelona, ndonëse për të po interesohen shumë klube të njohura.

Kurzawa 27-vjeçar këtë stinor ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol e asistuar dy tjerë. Ai te Parisi u transferua nga Monaco në verën e vitit 2015 për 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm