Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurtulush vlerëson paraqitjen e Kosovës në pjesën e dytë

Kapiteni i Shpresave të Kosovës, Edvin Kurtulush, ka vlerësuar ndeshjen ndaj Sllovenisë. Kosova U21 barazoi pa gola me Slloveninë U21, të premten mbrëma në Prishtinë.

“Në pjesën e parë e kishim më vështirë. Kishim vështirësi të krijojmë sulme. Në pjesën e dytë shkoi më mirë. Luajtëm ashtu si është dashur dhe krijuam raste”, ka thënë Kurtulush pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”.

Mbrojtësi po i luan ndeshjet e fundit me Shpresat. Për shkak të moshës ky është cikli i fundit për të.

“Unë do të mundohem të dëshmohem edhe këtu edhe në klub. Në çdo stërvitje mundohem ta jap maksimumin dhe i takon përzgjedhësit të Kosovës A të vendos nëse do të ftohem”, ka theksuar Kurtulush që bën karrierë në Suedi.

Artikuj të ngjashëm