Fitores së Zvicrës me dy superyjet shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i janë gëzuar edhe krerët politikë të Kosovës.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bravo shqipe”, ka shkruar në një postim tjetër presidentja Vjosa Osmani.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka quajtur Xhakën e Shaqirin “ushtarë” të Kosovës në formacionin e Zvicrës.
“Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku. Sonte punën e kryen "ushtarët" tanë në formacion të Zvicrës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak. Fitoret ndaj Serbisë nuk do t'i ndalim!”
Zvicra fitoi 3:2 në ndeshjen ndaj Serbisë, që ishte vendimtare për kalimin tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Shaqiri realizoi golin e parë, ndërsa Xhaka ishte ndër më meritorët në fitoren e madhe. Fitorja e Zvicrës eliminoi Serbinë.