Kupa e Koresë së Jugut në futboll do të nisë më 9 maj, një ditë pasi të rifillojnë ndeshjet e K-League, shkruan agjencia e lajmeve Yonhap.
Stinori i K-League ishte pezulluar shkaku i pandemisë COVID-19, siç ishte shtyrë edhe Kupa e Koresë.
Kupa ishte paraparë të niste më 14 mars. Garat do të vazhdojnë pa tifozë në raundet e hershme, është njoftuar nga Federata e Futbollit të Koresë (KFA).
Në raundin e parë të kupës do të marrin pjesë 32 klube gjysmë-profesioniste dhe amatore, që garojnë në rangjet më të ulëta. 16 fituesit do të takohen me gjashtë klube tjera nga K3 League dhe 10 klube nga K-League 2, në raundin e dytë që nisë më 6 qershor.
Çerekfinalet do të mbahen më 29 korrik dhe gjysmëfinalet janë paraparë të luhen më 28 tetor.
Edhe
Kapiteni i Koresë së Jugut kërkon falje për eliminimin
Data për dy ndeshjet finale ka mbetur të caktohet.
Korea e Jugut është në mesin e shteteve të para që ka vënë nën kontroll virusin, duke shtyrë K-Leaguen të njoftojë për rifillimin e garave pas një pauze dymujore.
Liga në një deklaratë të hënën ka njoftuar se dhjetë transmetues nga jashtë – nga Azia e Evropa – kanë blerë të drejtat për këtë stinor.