Futbollistët, trajnerët dhe tifozët kanë dy javë në dispozicion që të mësohen me rregullat e reja rreth futbollit në Korenë e Jugut.
K-League njoftoi të premten se sezoni i shtyrë do të fillojë më 8 maj. Jeonbuk Motors do të përballet me Suwon Bluewing në ndeshjen hapëse të sezonit 2020, që fillimisht ishte caktuar të fillonte më 29 shkurt. K-League u pezullua kur Koreja e Jugut u izolua gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa futbollistët tashmë janë rikthyer në stërvitje dhe këtë javë ekipet kanë luajtur ndeshje kontrolluese. Ka pasur më shumë se dhjetë mijë raste te prekura me COVID-19 dhe 240 vdekje në Korenë e Jugut.
K-League po imponon rregulla të rrepta në distancimin social për lojtarët brenda dhe jashtë fushës. Në fushë, lojtarët nuk do të mund të bisedojnë me bashkëlojtarët apo zyrtarët gjatë ndeshjes dhe përfundimisht nuk do të ketë shtrëngim duarsh.
“Do të jetë paksa problem që të mos flasim me bashkëlojtarët gjatë lojës, pasi nëse nuk kemi biseda ne nuk mund të luajmë futboll”, tha Kim Do-hyeok, kapiteni i Inechon Unitedit.
Ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve kurse me rregullat duhet të përshtaten edhe trajnerët e ekipeve. Trajneri i ekipit Suwon, Kim Do-gyun kishte probleme duke provuar të komunikonte me lojtarët e tij derisa kishte të vendosur maskën në fytyrë.
“Është shumë e pakëndshme sepse nuk mund të japësh udhëzime me maskë. Por, për momentin këto janë gjërat që duhet të bëjmë nëse duam që të kemi futboll”, ka thënë Kim.
-
Në Kore të Jugut po luhet ndeshja e parë, në Ishujt Faroe stinori fillon nesër
-
Futbolli kthehet në Korenë e Jugut, pa festime dhe komunikim në fushë
-
Kupa e Koresë do të nisë më 9 maj
-
Shtyhet fillimi i stinorit në futboll në Kore shkaku i koronavirusit
-
Pas 26 vjetësh ndalesë, Koreja e Jugut lejon portierët e huaj