Futboll

Pas 26 vjetësh ndalesë, Koreja e Jugut lejon portierët e huaj

Koreja e Jugut

Prej fillimit të edicionit 2026, në elitën e futbollit të Koresë së Jugut do të lejohen sërish portierë të huaj. Prej vitit 1999 ishte në fuqi një ndalesë për portierët e huaj. 

Vetëm portierët koreanë janë lejuar në Ligën K, ligën më të vjetër profesionale të futbollit në Azi. Rregulli ishte prezantuar 26 vjet më parë në përpjekje për të mbrojtur talentet vendase, kur ishin vetëm dhjetë klube profesionale.

Dhe tani, pasi janë 26 klube profesionale në dy nivelet kryesore, Liga K ka vlerësuar se ka hapësirë të mjaftueshme për portierët ndërkombëtarë. Është Bordi i Ligës K që e mori këtë vendim këtë javë.

“Rritja e numrit të klubeve do të thotë se ka mundësi të mjaftueshme që portierët vendas të luajnë, edhe nëse portierët e huaj lejohen”, shkruan në një deklaratë të bordit. Rregulli që ishte në fuqi në një mënyrë ka favorizuar portierët e Koresë së Jugut.

“Ne e konsideruam faktin se me kufizimin për regjistrimin e të huajve, shkalla e rritjes së pagave të portierëve vendas është rritur në mënyrë disproporcionale me lojtarët e pozitave të tjera”.

Ka pasur po ashtu shqetësime për mungesë të portierëve cilësorë në futbollin e Koresë së Jugut.