Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Italisë mund të luhet në “Olimpico” të Romës

Juventusi dhe Atalanta do të përballen në finale të Kupës së Italisë, e cila do të zhvillohet me 19 maj. Por, mbetet e paqartë se ku do të luhet ky duel, pasi vendimi ende nuk është marrë.

Si opsion është përmendur stadiumi “San Siro” në Milano, por raportet e fundit sugjerojnë stadiumin e Romën si arenë të finales.

Finalja e Kupës zakonisht është zhvilluar në stadiumin e Romës “Olimpico”, por kësaj radhe Federata Italiane e Futbollit duhet të marr leje nga UEFA për ta shfrytëzuar stadiumin.

Kjo do të ndodhë pasi “Olimpico” do të përgatitet nga UEFA në fund të majit për ndeshjet hapëse të Kampionatit Evropian. Në ditët në vijim, do të merret vendimi për finalen e 19 majit.

Artikuj të ngjashëm