Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e Interi takohen në finale të Kupës pas 57 vjetësh

Do të jetë vetëm hera e tretë që Interi dhe Juventusi takohen në finale të Kupës.

“Zonja e vjetër” i ka fituar dy edicionet e kaluara, në vitin 1959 dhe 1965.

Finalja e Kupës së Italisë zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Do të vendoset brenda 90 minutash. Nëse rezultat është i barabartë, do të ketë vazhdime dhe penallti.

Pavarësisht se historikisht takohen dy prej klubeve më të mëdha italiane, kjo finale në Kupën e Italisë ndodh shumë rrallë. Pas 57-vjetësh takohen sërish këto dy ekipe.

Fitorja 1:0 e Juventusit më 29 gusht të vitit 1965 u vendos nga Gaimpaolo Menichelli, pas 14 minutash lojë.