Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Italisë me 2300 tifozë në “Mapei Stadium”

Për shkak se Qeveria e Italisë e ka përkrahur idenë e rikthimit të tifozëve në Kampionatin Evropian në Romë, Serie A tani pritet t’i hap dyert e stadiumeve në ditët e ardhshme për adhuruesit e futbollit.

Në finalen e Kupës së Italisë më 19 maj që do të zhvillohet në “Mapei Stadium” ndërmjet Juventusit dhe Atalantas, 2300 shikues do të jenë të pranishëm sipas planit të shoqatës së futbollit të Italisë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, është duke negociuar me Qeverinë italiane për finalizimin e çdo gjëje, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”.