Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa e Botës nis më herët se që është planifikuar

Kupa e Botës “Katari 2022” do të nisë një ditë më herët se që është planifikuar.

Turneu do të hapet të dielën më 20 nëntor, me ndeshjen ndërmjet nikoqirit, Katarit, dhe Ekuadorit.

Ndeshja hapëse e Grupit A ishte caktuar të niste më 21 nëntor, e që i binte të jetë takimi i tretë i turneut.

I pari ishte caktuar të jetë ndërmjet Senegalit dhe Holandës.

Një gjë e tillë është vendosur për shkak se tradicionalisht, ndeshja hapëse e Kupës së Botës ka përfshirë edhe shtetin nikoqir.

Artikuj të ngjashëm