Në telashe nga kaosi prapa skenës, duke u luajtur në nxehtësi të madhe dhe në stadiume të zbrazëta, Kupa e Shteteve të Afrikës (AFCON) prapë ka arritur të ofrojë spektakël dhe dramë në fazën e zgjeruar grupore me 24 përfaqësuese.
Lojtarët e klasës botërore, si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Riyad Mahrez kanë ndarë skenën me emrat si Jean Romario Baggio Rakotoarisoa, që luan në ligën e rrënuar të Madagaskarit dhe Selemani Ndikumanas, që ka kaluar luftën civile deri më 2015 dhe e cila shkatërroi Burundin, shkruan sot Koha Ditore.
Turneu nisi me atë që është bërë gati sa një fazë fillestare tradicionale, problemet e një skuadre për bonuse.
Kameruni fillimisht refuzoi të udhëtonte në Egjipt dhe edhe kur lojtarët u bindën të udhëtonin, thanë se ende nuk janë të kënaqur me ofertat. Mosmarrëveshjet për pagesa prekën edhe Nigerinë, Zimbabvenë dhe Ugandën.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)