Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kundërshtohen planet për ndeshje të pasdites në Itali

Planet për të luajtur disa ndeshje të Serie A nga ora 16:30 po kundërshtohen, ndërsa kapiteni i një skuadre e ka vlerësuar idenë si skandaloze.

Serie A e Italisë në futboll shpreson të rifillojë më 13 qershor, kurse 12 xhirot e mbetura duhet të zhvillohen brenda një kohe të shkurtër për të kompletuar edicionin 2019\2020.

Qeveria e Italisë të enjten pritet të vendos nëse liga mund të vazhdojë dhe kur eventualisht do të vazhdojë.

Media të shumta italiane kanë raportuar se Serie A planifikon që ndeshjet të luhen brenda një dite me terminë në 16:30, 18:45 dhe 21:00.

“Të luash në ora 16:30 në mes të verës, në qershor apo korrik? Nuk ka gjasë që të luajmë në atë kohë”, ka thënë Umberto Calcagno, nënkryetar i Asociacionit Italian të Lojtarëve (AIC), në një intervistë për La Repubblica.

Edhe Tommasi kërkon që ndeshjet në Serie A të luhen në mbrëmje Sport Tommasi kërkon që ndeshjet në Serie A të luhen në mbrëmje

“Presidentët e klubeve mendojnë vetëm për televizionin, jo për shëndetin e lojtarëve”.

Kapiteni i Brescias, Daniele Gastaldello po ashtu ka shprehur brengat.

“Ju po rrezikoni sigurinë e lojtarëve”, ka thënë ai për Rai. “Të luash shumë ndeshje, me temperaturë të lartë, nuk do të jetë e lehtë. Të luash në 16:30 është skandaloze, nuk është e mundshme”, ka shtuar ai.

Ish-mjeku i Italisë, Enrico Castellaci ka thënë se ideja ia ka rikujtuar botërorin e vitit 2014 në Brazil.

Edhe Klubet italiane refuzojnë të luajnë ndeshje evropiane gjatë vikendeve Sport Klubet italiane refuzojnë të luajnë ndeshje evropiane gjatë vikendeve

“Është vështirë të luhet në atë kohë pasi është shumë nxehtë në verë. Më kujtohet Kupa e Botës në Brazil. Ne kemi luajtur me lagështi 90 për qind, në ora një pasdite. Janë kushte të vështira për t’i përballuar. Është kohë e ditës që unë do ta shmangia”.

Serie A zakonisht luhet nga fundi i gushtit deri në fund të majit. Por edicioni është pezulluar më 9 mars. Ndeshjet zakonisht luhen në ora 12:30, 15:00, 18:00 dhe 21.00. Por terminet e pasdites shmangen në gusht dhe herët në shtator.