Pasi u mposht nga Ballkani në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Ludogoretsi pësoi tjetër humbje në nisje të kampionatit të ri.
12-të herë kampioni i Bullgarisë u mposht të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” nga kampioni i Kosovës, Ballkani, 2:0.
Ndërkohë të premten mbrëma, në ndeshjen e parë të edicionit të ri në elitën bullgare të futbollit, pësoi disfatë 3:1 nga Krumovgradi në udhëtim.
Golin e vetëm për Ludogoretsin e shënoi mesfushori Dominik Yankov, në minutën e 39-të. Ai ngushtoi epërsinë në 2:1.