Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla do të kushtojë më shumë se 25 milionë euro këtë verë, ka thënë drejtori i këtij klubi, Tony D’Amico.
Mbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë ishte zbulim për Veronan në stinorin debutues të tij në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol në 18 ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa kohë që emri i tij lidhet me një transferim te skuadra të mëdha si Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, RB Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham Hotspur e Eintracht Frankfurt.
“Vlera e tij është më shumë se 25 milionë euro”, ka thënë drejtori sportiv i Veronas për Sky Sport Italia.
“Po flasim për një mbrojtës të shkëlqyeshëm që po ka një stinor të jashtëzakonshëm, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët të flasim për shifra tani. Është nder për ne që kemi zhvilluar këtë lojtar në Akademinë e të rinjve”, ka shtuar D’Amico.