Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verona kërkon 12 milionë euro për Kumbullën

Foto: Juvefc

Interesimi i skuadrave të mëdha evropiane për transferimin e qendërmbrojtësit Marash Kumbulla, ka bërë që drejtuesit e Veronës t’ia caktojnë çmimin 19-vjeçarit, ka raportuar të dielën “Gazzetta dello Sport”.

Mësohet se Verona po kërkon 12 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë Kumbullën, i cili këtë edicion ka shfaqur paraqitje të mira në Serie A dhe po kërkohet nga Juventusi, Interi, Lazio, Fiorentina e Manchester Unitedi, shkruan Koha Ditore.

Kumbulla është produkt i akademisë së Veronës dhe në ekipin e parë është promovuar gjatë edicionit të shkuar.

Këtë edicion, Kumbulla është titullar i padiskutueshëm te Verona, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Te Verona, Kumbulla është partner me Amir Rrahmanin. Ai deri më tani ka 13 paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Ai vitin e shkuar ka debutuar edhe me Shqipërinë.