Ekipi nga Serie A, Lazio është favorit për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Marash Kumbulla në fund të këtij edicioni, përcjell “Gazzetta dello Sport” të enjten.
Drejtuesit e Lazios tashmë kanë nisur negociatat me Veronën që për të lënë të lirë Kumbullën po kërkon të paktën 15 milionë euro dëmshpërblim, shkruan Koha Ditore. 19-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Serie A dhe te Lazio po vlerësohet si përforcim për të ardhmen.
Kumbulla edicionin e shkuar pati debutuar me ekipin e parë të Veronës, kurse këtë edicion është i pazëvendësueshëm. Ka shënuar një gol në nëntë paraqitje në Serie A dhe me Veronën ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Kumbulla muajin e shkuar debutoi edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Interesim për të pos Lazios ka shfaqur edhe kampioni i Italisë, Juventusi.